Shqiperia

Xhamia e Nivicës, arbtrarisht tentohet të kthehet në muze

Një xhami në Nivicë të Tepelenës po tentohet të bëhet muze njëjtë sic u veprua gjatë sistemit komunist.
Ky akt barbar, duke mosrespektuar të drejtën e pronësisë të një komuniteti fetar, tregon për pushtetin krahinor që po lulëzon në Shqipëri ku Tepelenasit sundojnë falë lidhjeve të tyre nepotike me pushtetarë dhe as që duan tia dijnë për ligje kur kanë interesat e tyre.
Mesaduket qeveria laik-katolike e Ramës vazhdon të tjetërsojë objektet e kultit të feve të tjera, ashtu sic bëri me kishën orthodokse të Dhërmiut apo raste të tjera.
Më poshtë denoncimi që një prej banorëve bën për këtë rast.


“Selam alejkum hoxhë.

Keto foto janë të xhamise së vjetër në Nivicë të Tepelenës.
Fotoja e pare ështe e ktij muaji masi po restaurohet nga bashkia Tepelen.

Ata duan ta bëjn muze të fshatit sepse xhamia nuk i ësht kthyer akoma KMSH por ështe hala prone e Bashkis Tepelene.
Në kohën e komunizmit është përdorur si magazin.
Disa vllezër nga Gjirokastra jane interesuar neper institucione lart e poshte.
Me sa tkesh mundsi ne mund te bejme diçka që ta rikthejne ktë xhami para se ta bëjne muze.
A T e kam kontaktuar sepse ai po meret me restaurimet aty; më bënte lojra fjalësh që mos me e nxjerre që ka qene xhami. Madje me tha që demek banorët e fshatit i kishin thëne që ska pas naj her xhami ne fshat.

Ndërkoh une kam fol me banor të Nivicës e ma kan pranu vet që ësht xhami.

Madje dhe sheshi aty quhet sheshi xhamis.

Të lutem ndiko që mos ta humbim ketë xhami.”

OPINIONE