Xhamitë historike në Greqi po përdoren si muze

Një numër i madh i xhamive të arkitekturës turko-islame në Greqi, të cilat kanë arritur që të mbijetojnë që nga periudha osmane e deri më sot, po përdoren si muze dhe salla të ekspozitave.

Në këtë vend ku një numër i madh i objekteve historike osmane janë shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore apo nga dora e njeriut, një numër tjetër i madh i monumenteve osmane që kanë arritur të mbijetojnë po shërbejnë si muze ose salla të ekspozitave, ndërsa disa të tjerë janë të braktisur.

Në kryeqytet në Athinë nuk ka xhami zyrtare të hapur për ibadet, ndërkaq xhamia Fet’hije e cila është xhamia më e vjetër në vend pas punimeve të restaurimit të cilat përfunduan javën e kaluar u njoftua se do të përdoret si galeri e arteve.

Mendohet se në Greqi ka rreth 10 mijë vepra dhe objekte apo pjesë të objekteve të arkitekturës turko-islame. Dhjetëra xhami të cilat ende po mbijetojnë janë të mbyllur për ritet nga besimtarët.

Disa prej tyre po përdoren me qëllime të ndryshme, kurse disa të tjera janë shndërruar në kisha. Ndërtesa të shumta të vjetra të periudhës osmane në vend janë shndërruar në objekte shërbimi si në pallate të drejtësisë dhe në rezidenca të provincës.

Ndërkaq xhamia Fet’hije e cila njihet si xhamia më e vjetër në Athinë, pas largimit të menaxhimit osman është përdorur për qëllime të ndryshme duke filluar nga furra e deri në depo. Në xhaminë e cila ndodhet në afërsi të Akropolit, deri në vitin 2010 janë depozituar veprat artistike. Më pas në xhami kanë filluar punimet e restaurimit.

Në xhaminë Xhizderije, disa qindra metra larg prej xhamisë Fet’hije po vazhdojnë punimet e restaurimit. Xhamia e cila ndodhet në sheshin Monastiraki në njërën prej zonave turistike të vendit, po shërben si muze i qeramikave.

Në anën tjetër në rajone të ndryshme të Greqisë si Selaniku, Drama, Kosturi, Euboea, Kavala, Dimotka, Konica e Serresi përfshirë edhe disa ishuj të detit në Egje, si Rhodosi dhe Lesbosi, ka pjesë dhe mbetje të monumenteve historike, kurse një numër i madh i xhamive, tyrbeve, urave dhe hamameve të arkitekturës osmane, për shkak të neglizhencës janë shndërruar në rrënoja.

Ndërkaq duke filluar nga xhamia e Re dhe xhamia Alaca Imaret në Selanik, të cilat kanë arritur të mbijetojnë, po përdoren si muze dhe salla të ekspozitave.

Xhamia Agapasha e cila për një kohë ka qenë kuvendi i kryeqytetit të parë të Greqisë në Nafplio, në ditët e sotme po përdoret si qendër e kulturës, kurse xhamia Vuleftiko është shndërruar në sallën e kinemasë dhe të konferencave.

Xhamitë në qytetet e rëndësishme të Greqisë si në Janinë, Kretë dhe në Larisë po vazhdojnë që ta kenë të njëjtin fat. Kurse xhamia e Sulltan Mustafës në Rodos tani është nikoqir i ceremonive martesore.

Përveç Trakisë Perëndimore dhe 12 ishujve në Greqi nuk ka xhami zyrtarisht të hapur për ibadet, ndërkaq muslimanët të cilët jetojnë në pjesët tjera të Greqisë detyrohen që t’i kryejnë adhurimet e tyre në katet e podrumit të apartamenteve dhe në objektet e formuara me vetiniciativë si qendrat e shoqërive civile.

Ndërtimi i xhamisë së parë zyrtare në Athinë e cila filloi të ndërtohej pas diskutimeve për dhjetëra vite, po vazhdon dhe ende nuk dihet data e hapjes së saj. Hapja e xhamisë pritej të bëhej në muajin prill, ndërkaq pas 3 shtyrjeve, ajo pritet përsëri të hapet në fund të vitit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne