Bota

Xheda: Përfundojnë pa rezultat bisedimet e Tillerson për zgjidhjen e krizës së Katarit

Bisedimet e sekretarit amerikan të shtetit me homologët e tij nga Emiratet, Arabia Saudite, Egjipti dhe Bahrejni për zgjidhjen e krizës së Katarit, takim që u mbajt në Xheda, kanë përfunduar pa asnjë rezultat.

Rex Tillerson, është kthyer në Kuvajt, vend që ka marrë iniciativën e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e krizës mes Katarit dhe vendeve arabe. Sekretari amerikan i shtetit do të diskutojë me zyrtarët e Katarit të cilët do t’i informojë për rezultatin e takimit në Xheda. Nuri Kaebi ministër këshilltar i qeverisë emiratase ka thënë se Emiratet po mundohen për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike, mirëpo për Katarin ekzistojnë disa kërkesa nga i cili pritet veprim konkret. Gjatë vizitës së Tillerson në Doha, Amerika dhe Katari nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi, e cila është konsideruar e pamjaftueshme nga 4 vendet e lartpërmendura, të cilët akuzojnë Katarin për mbështetje të terrorizmit dhe kanë vendosur sanksione ekonomike dhe tregtare ndaj këtij vendi./ PT

OPINIONE