Xhelal Mziu: Dua të jem Ministër në qeverinë e Bashës, Veliajt i këshilloj të mos dalë shumë në Tv

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu këshillon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, sa i takon marrëdhënieve të tij median.

Mziu ka thënë në “Oktapod” se Veliaj më shumë po del në televizor sesa po punon.

‘‘Veliaj po përdor shumë median dhe kjo do t’i kthehet në bumerang, sepse s’mund të rrish me ditë pa fund tek çerdhet dhe me ditë pafund në inagurimin e urbanëve. Si koleg do t’i këshilloja të mos dilte shumë në media, sepse qytetarët i bën për vete kur punon dhe jo kur rri vetëm në media’’, tha ai.

Por ai nuk la pa sulmuar qeverine qendrore dhe kryeministrin Rama, i cili sipas Mziut që prej 2013-ës, ka investuar në Kamëz vetëm një qendër shëndetësore, që u rikonstruktua, ndërkohë që i janë çuar për financim plot 127 projekte të ndryshme.

Sipas tij, Edi Rama duhet të dije që në Kamëz ka edhe të majte që duan zhvillim.

Xhelal Mziu foli edhe për arsyen që bëri Donald Trump qytetar nderi të Kamzës. “Jeta e Trump është një frymëzim”, tha Mziu.

Për emrat e çuditshëm që ai ka vendosur në Kamez ai e ka një shpjegim.

“Në vitin 2009 mu dha mundesia te beja perzgjedhjen e 550 emrave per rruget e Kamzes. U gjenda ne nje situate jo komode sepse te gjithe qytetarët pretendonin te vendosnin emrat e te afermve te tyre, ky ka qenë partizan, ky ka qenë me ballin, ky ka vdekur, etj. Unë në bashkëpunim me stafin menduam nje zgjidhje tjeter, qe mos krijonim konflikte. Keshtu qe zgjodhem emra qytetesh neper bote, emra politikanësh etj. Tani nuk mendoj se ka ngelur media pa fol per Kamzen. Une e shikoj pozitive kete gje”, shtoi Mziu.

Ai shtoi se Sarkozi ka qenë një nder personat që ka falenderuar Mziun për emrin e rrugës “Sarkozi”, që ka vendosur.

Për t‘u ndalur tek çadra e PD, ai tha se Rama duhet t’i japë PD-së qeverinë teknike, si mënyrë që të shkojmë në zgjedhje.

Kryebashkiaku i Kamzes shprehet i sigurt që Basha do ta marrë qeverinë teknike. Mziu deklaron se nese PS vendos te shkoje e vetme ne zgjedhje, vendi mund te shkoje ne destabilizim, si ne 97-en.

Në fund ai shprehet se nese Basha do te fitoje zgjedhjet ai deshiron te jape kontributin e tij si minister ne kabinetin e kryetarin te PD-se.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne