Xhihadistet iraniane kercenojne historianin Olsi Jazexhi

Grupi xhihadist iranian, Moxhahedin-e Khalk qe strehoet ne Shqiperi ka sulmuar perseri lirine e medias dhe lirine intelektuale ne vendin tone. Pasi ka sulmuar jave me pare televizionin Top Channel, ceremonine e sulltan Novruzit ne Kryegjyshaten Bektashiane, presidentin Mejdani per viziten e tij shkencore ne Iran etj, nepermjet nje emaili derguar mediave, xhihadistet iraniane kane sulmuar emisionin “Arena” ne Ora News ku historiani Olsi Jazexhi dhe paneliste te tjere diskutuan mbi problemet qe kane muslimanet ne Shqiperi dhe ekzistencen e organizatave sikur gylenistet e njohur si organizate terroriste FETO nga Turqia dhe muxhahedinet iraniane, te njohur si organizate terroriste nga Irani.

Debati i cili u be rreth Turqise, Shqiperise, Kosoves dhe Iranit i ka shqetesuar xhihadistet iraniane te cilet kane sulmuar ne vecanti historianin dhe ekspertin e antiterrorizmit Olsi Jazexhi ndaj te cilit kane leshuar sulme personale dhe e kane denuar. Nuk dihet nese denimi i historianit Olsi Jazexhi nga organizata xhihadiste do behet sipas shembullit te denimeve te muxhahedineve kur ata ishin ne Irak – ku kundershtaret i denonin me vrasje, apo do behet me forma te tjera. Xhihadistet iraniane kane sulmuar edhe ekspertet dhe deputet e parlamentit evropian te cilet diskutuan mbi prezencen e tyre ne Shqiperi.

Duke qene se Shqiperia nuk eshte nje vend xhihadist, televizioni Ora News i ka ftuar xhihadistet iraniane qe te debatojne ne publik me historianin Olsi Jazexhi dhe persona te tjere, por xhihadistet jane terhequr dhe nuk kane pranuar.

I kontaktuar nga Gazeta Impakt, historiani Olsi Jazexhi ka shprehur shqetesim mbi denimin qe xhihadistet i kane bere ne deklaraten e dhene mediave. Ai ka thene:

“Uroj qe muxhahedinet iraniane nuk do te me vrasin dhe nuk do me trembin dot qe te shpreh mendimin tim historik mbi kete organizate te dhunshme dhe terroriste ne media dhe institucione nderkombetare sikur eshte Bashkimi Evropian. Ne jetojme ne Evropen e Lire, te mendimit te lire dhe iluminizmit, ku njerezit nuk digjen ne stiven e druve sikur Papet benin me rilindasit e Evropes apo sikur xhihadistet dhe terroristet bejne ne Lindjen e Mesme.”

Ai ka shtuar dhe ka thene:

“U kerkoj xhihadisteve iraniane qe ne vend se te me kercenojne dhe sulmojne me shpifje pas shpine, le te sjellin para meje ne nje studio televizive kryetaren e tyre, Marjam Rajavi dhe lobistet e tyre ne Perendim dhe le te debatojme ne menyre te hapur, te lire dhe demokratike historine dhe aktivitetin terrorist te organizates Muxhahedin e Halk, dhe shkeljet e ligjit qe ata bejne ne Shqiperi me thirrjet e tyre terroriste dhe organizimin e tyre paramilitar. Le te debatojme edhe kercenimet qe ata i bejne xhihadisteve te deradikalizuar ne Shqiperi. Xhihadistet iraniane duhet te mesojne qe ne Evrope ne nuk i kercenojme njerezit kur kane nje mendim ndryshe, por debatojme me fakte dhe perdorim voten e lire dhe demokratike dhe jo dhunen apo terrorizmin per te imponuar mendimin ndryshe. Xhihadistet iraniane duhet te pranojne rregullat e demokracise dhe lirise se mendimit ne Shqiperi, dhe nuk duhet te na kercenojne per mendimin e lire.”

Me poshte eshte letra qe xhihadistet iraniane i kane cuar mediave ne Shqiperi duke sulmuar Dr. Olsi Jazexhiun dhe ekspertet e tjere qe deshmuan mbi aktivitetin terrorist te kesaj organizate ne Parlamentin Evropian:

Dënojmë manipulimet për muxhahedinët në një televizion shqiptar

Në shfaqjen e 11 prillit të “Arena”, Olsi Jazenxhi, një nga të ftuarit e programit, lëshoi deklarata të pabazuara kundër Mujahedinit iranian të cilat ishin përsëritje të deklaratave të regjimit diktatorial të Mullahit kundër opozitës kryesore të tij. Në këtë drejtim, ‌do t’ju kërkoja të lexonit përgjigjen vijuese në të njëjtin program dhe ta postonit në faqen e internetit të ORA News.

Olsi Jazenxhi, një avokat i famshëm i diktatorëve fetarë në krye të Iranit, në shfaqjen “Arena” të ORA News përsëriti deklaratat e vjetra të këtij regjimi kundër Mujahedin.  Këto deklarata janë kaq të pabazuara dhe të pavërteta saqë nuk kanë nevojë për një përgjigje. Ai është shndërruar për interesa personale në një avokat të një regjimi fashist që ka ekzekutuar 120 mijë iranian për arsye politike.

Për sa i përket mbledhjes së 10 prillit në parlamentin evropian, 35 anëtarë të BE-së zbuluan para kohe natyrën e kësaj mbledhje në një deklaratë, duke cilësuar se kjo ishte një mbledhje e lobuesve iranianë.  Gjithashtu, z. Alejo Vidal-Quadras, Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë dhe ish-zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Struan Stevenson, koordinatori i fushatës për ndryshim në Iran dhe ish-anëtari i BE-së zbuluan në deklarata të ndryshme natyrën e kësaj mbledhje. Deklaratat e tyre patën jehonë të veçantë nga mediat shqiptare.

Mbledhja u bojkotua totalisht nga anëtarët e BE-së dhe, veç çiftit që sponsorojë mbledhjen, asnjë anëtar tjetër nuk mori pjesë. Pjesëmarrësit ishin dhjetëra agjentë të njohur të Ministrisë së Inteligjencës nga shtete të ndryshme evropiane, ku përkatësia e tyre me regjimin iranian është bërë publike tashmë.

Folësit e kësaj mbledhjeje ishin Olsi Jazexhi, bashkëshortja e tij, një person italian dhe dy avokatë të tjerë të regjimit iranian. Teksti i fjalimit të këtij çifti reflekton dy të vërteta: inatin e regjimit që është se me pranimin e Mojahedinit, Shqipëria ka shfrytëzuar rastin për t’i masakruar nga regjimi. E vërteta e dytë lidhet me miqësinë në rritje dhe besimin reciprok mes Mojahedinit dhe njerëzve në Shqipëri dhe me respektin në rritje të Mojahedinit nga ana e politikanëve shqiptar që kanë inatosur pamasë çiftin në fjalë.

U vu re edhe prezenca e Ann Khodaband-Singelton së bashku me këtë çift.  Sipas një raporti të Pentagonit në dhjetor 2012, ajo dhe bashkëshorti i saj, Massoud Khodabandeh, i cili ishte gjithashtu prezent në këtë mbledhje dhe i vëllai, Ebrahim, ishin nën shërbimet e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit. Jazexhi komunikon çdo ditë me familjen e tij mercenare. Misioni i këtyre dy çifteve është të vazhdojë më tej me një fushatë të ligë e cila u bën bujë lajmeve të pavërteta dhe që gënjen mbi Mojahedinin, çka së fundmi do t’i hapë rrugën akteve terroriste kundër Mojahedinit.

Sinqerisht

Behzad Safari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne