Kultura Opinion Shqiperia

Xhihadistët iraniane shkojne në meshën e Krishtlindjes në Tiranë sikur Ponc Pilati kur coi Krishtin ne kryq

Në meshën që u zhvillua në Katedralen Katolike te ‘Shën Palit’ në Tiranë për Krishtlindjen pervec shume personaliteteve te korruptuar, hajduter dhe kriminele qe shkojne qe t’u falen mekatet dhe qe te dalin ne televizion si burra te mire, prezente ishin edhe perfaqesues te organizates ish-terroriste te muxhahedineve iraniane.

E pranishme ne Meshen e Krishtlindjes ishte kryetarja e xhihadit iranian, Maryam Rajavi. Prapa Merjeme Raxhavit ne foton qe ka botuar Gazeta Shqiptarja duket burri i saj i pare Mehdi Abrishamchi i cili tani qe Merjemes i ka vdekur burri i dyte, Massoud Rajavi, mesa duket zevendeson te parin.

Ne krah te majte te Maryam Rajavit qendronte spiunja e frikshme e komunizmit, Djana Culi e cila keqnjihet ne Shqiperi per dergimin ne litar te vellezerve Blloshmi dhe Genc Lekes dhe tanime eshte mbeshtetese e zjarrte e xhihadit te MEK-ut kunder Iranit. Ndersa ne krah te djathte te Merjemes me ferexhe qendronte Elona Gjebrea ish Zevendes Ministre e Brendshme e perfolur po ashtu per njohjet e saja me banden e droges se klanit Habilaj.

Kete prezence me ish-terroriste, ish-spiuner te komunizmit dhe miq te trafikanteve te droges e ka pershendetur Imzot George Frendo. Duke perseritur tragjedine biblike te Ponc Pilatit dhe klerit hipokrit qe coi Jezu Krishtin ne kryq, Imzot George Frendo ishte i lumtur me prezencen e ish-terroristeve, spiunerve, krimineleve etj qe morren pjese ne meshen e Krishlindjeve. Prezenca e tyre e ktheu meshen ne nje tragjedi biblike.

Duke ditur qe Maryam Rajavi i prezantohet anetareve te kultit te saj si e derguar e Imam Mehdiut e cila do shpetoje Iranin nga Islami dhe hoxhallaret, Mesha e Mbremshme e Krishtlindjeve ne Tirane i ngjau nje tallavaje mesianike. Maryam ‘shenjtorja’ po festonte diten e lindjes se te shenjtit Jezu Krisht, ne prezencen e shume mekatarave dhe gjynahqareve.

Krishti nese do ishte ne varr, mbreme do ishte cuar si lugat nga tmerri!

Haleluja!

OPINIONE