Yildirim: Propozimi i Francës, provokim i rëndë

Kryeministri, Binali Yildirim propozimin e Francës për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG e cilësoi si provokim i rëndë.

Kryeministri Yildirim i bëri një vlerësim zhvillimeve të rendit të ditës gjatë kthimit të tij nga vizita në Bosnje-Hercegovinë.

Yildirim tha se pritja e 7 terroristëve në Pallatin Elysee është e papranueshme.

“Ky qëndrim i Francës, e cila është një aleate e NATO-së është një provokim i rëndë. Prandaj është i papranueshëm për ne”, bëri të ditur shefi i qeverisë turke.

Yildirim kritikoi edhe propozimin e Presidentit francezë, Emmanuel Macron për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe organizatës terroriste, ndërsa përgëzoi Presidentin e ShBA-së, Donald Trump për vendimin e tij për tu tërhequr nga Menbixhi.

“ShBA dhe Franca ndryshojnë vendin, Presidenti Trump i pëlqen surprizat. Nga ShBA-ja bëhen deklarata të ndryshme, por ajo që na intereson neve janë deklaratat e presidentit të ShBA-së. Ne e urojmë atë për këtë vendim, ky ishte një vendim i drejtë”, bëri të ditur Yildirim.

Duke prekur edhe në aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) të ndërmarra ndaj anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste FETO në Ballkan, Kryeministri tha se “Është e drejta jonë legjitime për të ndërmarrë çdo lloj aktiviteti ndaj organizatave terroriste”.

Ndërkaq në vlerësimin e tij të bërë në lidhje me krizën e agjentëve që po jetohet mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Rusisë, Yildirim tha se “Politika e Turqisë është e qartë, nuk e kemi luksin për të marrë pjesë në aktivitete nostalgjike”.

Në lidhje me pretendimet se organizata terroriste PKK është tërhequr nga rajoni Sinxhar i Irakut, Yildirim tha se bëhet fjalë për tërheqje të pjesshme shtoi: “Qeveria qendrore e Irakut vepron ndjeshëm. Nuk mund të themi se ‘kjo punë mbaroj’, do të donim që qeveria qendrore e Irakut ta bëjë këtë gjë vet, por në qoftë se nuk bënë atëherë e bëjmë bashkë dhe në qoftë se edhe kjo nuk bëhet, atëherë e bëjmë ashtu siç bëmë edhe në Siri. Aktualisht bëhet fjalë për tërheqje të pjesshme, por ne jemi duke zhvilluar punimet për vlerësimin e gjendjes”.

Ndërsa në lidhje me rritjen e ekonomisë turke me 7,4 për qind vitin e kaluar shefi i qeverisë turke tha se në botë nuk ka ndonjë vend që shënoi rritje kaq të madhe, ndërsa dha mesazhin se ekonomia e vendit është në rrugën e duhur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne