Yildirim reagon ndaj kryeministrit të Danimarkës: Kush je ti që flet për Erdoaganin

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia, me fuqinë që merr nga e kaluara, ecën me hapa të sigurta drejt të ardhmes.

“Këto kohë jemi dëshmitarë të deklaratave që vijnë njëra pas tjetrës kundër Turqisë. Dje nga Bashkimi Evropian (BE), kryeministri i Danimarkës u shpreh me shumë marrëzira: ‘Përpara syve tanë, Turqia po shkrihet nën regjimin e Erdoanit, si do të hyjë në BE’? “Kush je ti? A je ti në gjendje të thuash diçka kundër Turqisë dhe presidentit të Turqisë? Regjimi i Turqisë është demokraci është republikë. Turqia, me fuqinë që merr nga e kaluara, ecën me hapa të sigurta drejt të ardhmes. Asnjë vend s’mund ti japë mend Turqisë” tha Jëlldërëm.

“Askush nuk ka të drejtë të shtrojë pyetjen nëse Turqia është Evropë apo Azi. Turqia është në qendër të Evropës edhe në qendër të Azisë. Kjo është e tillë si nga pozita e saj gjeografike, kultura e saj dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Halli i atyre është që ta mbajnë Turqinë jashtë më shumë. Ata shqetësohen nga qëndrimi i drejtë (i fortë) i presidentit tonë dhe zhvillimi me stabilitet i vendit tonë” tha kryeministri turk.

Kurse në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, Jëlldërëm, tha: “Mosulli dhe Kirkuku të qëndrojnë aty ku janë. Le të jetojë aty mirë me njëri tjetrin. Ne vazhdojmë luftën për të shkatërruar organizatën separatiste terroriste PKK e cila errëson jetën e njerëzve të pafajshëm. Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë kundër organizatave terroriste që synojnë vëllazërinë dhe unitetin tonë”, tha kryeministri Jëlldërm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne