Bota

Yildirim reagon ndaj vendimit skandaloz të Greqisë, puçistët e shohin si vendstrehim

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se kriminelët e organizatës terroriste gyleniste (FETO) kanë filluar ta shohin Greqinë si një vendstrehim.

Gazetarët pyetën në Ankara Kryeministrin Jëlldërëm në lidhje me vendimin e Këshillit të Shtetit të Greqisë (Gjykata e Lartë Administrative) për të lënë të lirë me kusht Sulejman Ëzkaynakçë (Süleyman Özkaynakçı), një nga 8 puçistët që ishin arratisur dhe kishin kërkuar azil në Greqi pasi kishin marrë pjesë në tentativën e Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) më 15 korrik 2016-të në Turqi.

Ai tha se mbrojtja e anëtarëve të organizatës, pjesëmarrës në tentativë, është e papranueshme.

“Greqia është fqinja jonë është një vend mik. Ne mendojmë se armiku ynë duhet të jetë edhe armiku i Greqisë. Kështu mendojmë se ata duhet të sillen në mënyrë të këtillë. Për fat të keq kohët e fundit kriminelët e FETO-s kanë filluar ta shohin Greqinë si një vendstrehim të sigurt. Kjo dëmton fqinjësinë dhe miqësinë tonë. Shpresojmë që Greqia të ekstradojë në Turqi pjesëtarët e FETO-s. Ne e përsërisim thirrjen tonë. Ne nuk dëshirojmë që anëtarët e organizatës terroriste gyleniste të ndikojnë negativisht marrëdhëniet Turqi-Greqi” tha Jëlldërëm./ trt

OPINIONE