Yildirim: Rrethanat na shtynë të marrim vendimin për zgjedhje të parakohshme

Në 24 qershor në Turqi do të mbahen zgjedhjet presidenciale, legjislative dhe për qeverisjen lokale (myftarët).

Në lidhje me këtë zhvillim Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri një deklaratë për median në selinë e Kryeministrisë “Çankaya Köşkü”.

“Një vendim i tillë (për të shkuar në zgjedhje të parakohshme) është marrë si rrjedhim i zhvillimeve me të cilat ballafaqohet vendi ynë”,- tha Jëlldërëm.

Jëlldërëm sqaroi se një vendim i tillë (për zgjedhjet e parakohshme) është marrë po të kemi parasysh edhe problemet e sigurisë me të cilat është ballafaquar vendi në procesin pas referendumit të 16 prillit 2017 për ndryshimet kushtetuese dhe sistemin e qeverisjes.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve (YSK) Sadi Gyven (Güven) njoftoi se janë gati lidhur me përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 24 qershor.

Kreu i YSK-së tha se do të presin publikimin e ligjit të zgjedhjeve që do të dalë nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM).

“Nëse ligji kalon nga Kuvendi (TBMM), atëherë në mbështetje të Kushtetutës të dyja zgjedhjet do ti mbajmë së bashku, zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Përgatitjet për kalendarin zgjedhor kanë filluar, procesin do ta përfundojmë brenda 1-2 ditëve dhe do të vazhdojmë ta menaxhojmë atë”, sqaroi kreu i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve në Turqi.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në konferencën e shtypit që kishte mbajtur të mërkurën në Kompleksin Presidencial kishte deklaruar se data e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte 24 qershor 2018./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne