Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım tha se Republika Turke e Qipros Veriore mund të llogarisë në Ankaranë për mbështetje dhe se Turqia do të “vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e turqve qipriotë në Mesdheun Lindor”.
Yıldırım foli në një ceremoni në Qipron Turke, që shënuan 43 vjetorin e ndërhyrjes së Turqisë në vitin 1974 në konfliktin e Qipros si një fuqi garantuese.
Bisedimet e fundit të mbështetura nga Kombet e Bashkuara për ribashkim midis grekëve dhe turqve qipriotë, dhe shteteve garantuese Turqisë, Britanisë së Madhe dhe Greqisë së fundmi u ndërprenë në Zvicër.
Duke folur në ceremoninë përkujtimore,Yıldırım tha: “Është një kontradiktë dhe padrejtësi serioze që turqit qipriotë kanë paguar për qasjen pa kompromis të palës greke për vite”.
Ai tha gjithashtu se i ka cilësuar si “hapa të padrejta” të marra nga ana greke qipriote bllokimin e bisedimeve.
Në ceremoninë e organizuar në Nikozi morën pjesë edhe presidenti i Qipros Turke Mustafa Akinci, kryeministri Husejn Ozgurgun dhe kryetarja e Parlamentit Sibel Siber, si dhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.
Ishulli i Mesdheut Lindor është ndarë që nga viti 1974, kur ushtarët turq ndërmjetësuan nën statusin garantues të Ankarasë për të mbrojtur komunitetin turk nga trazirat.
Dhuna shpërtheu mes një përpjekjeje greko-qipriote për të bashkuar me forcë Qipron me Greqinë, e cila atëherë sundohej nga një juntë ushtarake e krahut të djathtë. Turqia dërgoi 40.000 trupa në veri të ishullit në operacionin e quajur Atilla.
Si rezultat i sulmeve greke qipriote, të paktën 30.000 turq qipriotë u zhvendosën nga fshatrat e tyre dhe e gjithë popullsia turke qipriote u detyrua të kërkonte strehim.
Negociatat mbi Qipron rifilluan pas një marrëveshjeje të vitit 2004 të parashtruar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan për të ribashkuar komunitetet turke qipriote dhe greke qipriote.
Plani u hodh poshtë në një referendum nga pjesa greke e ishullit, ndërsa turqit qipriotë votuan në favor të planit të Ananit./ AA