Ylli botëror frymëzohet nga Monika Kryemadhi: Je shembull për të gjithë gratë në botë

Ylli botëror i muzikës pop, Bebe Rexha, i ka kushtuar një status shumë të ndjerë kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo e konsideron kryetaren e parë femër të një partie politike në Shqipëri, si një grua të fuqishme e që i ka mësuar kurajën për të shkuar pas ëndrrave të saj.

STATUSI I PLOTË

beberexha:Janë ende miliona gra të shtypura ne mbarë botën dhe është një grua si kjo që është duke bërë ndryshimin. Kjo grua është e fuqishme. Ajo është nënë. Ajo është grua. Ajo është motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri. Ajo ka thyer shabllonin dhe i ka dhënë jo vetëm grave shqiptare, por grave kudo në botë si mua kurajën për të shkuar pas ëndrrave të mia. Kur jam rritur unë isha mësuar të flisja vetëm kur duhet të flisja, tani unë flas kur unë duhet të them diçka.

Faleminderit @monika.kryemadhi për të qenit një rebele#FOl#gratëfuqizohen

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne