Ylli i Zelandës së Re në rugby Williams i bashkohet Ozil duke folur kundër kampeve të Kinës në Xinjiang

Nga: Ben Westcott

Ylli i Zelandës së Re në rugby Sonny Bill Williams i është bashkuar futbollistit Mesut Ozil duke folur kundër abuzimeve të pretenduara të të drejtave të njeriut nga qeveria kineze në rajonin perëndimor të vendit Xinjiang.

Williams postoi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të hënën një foto të një dore të ngjyrosur në ngjyrat e flamurit kinez, duke kapur një dorë tjetër të gjakosur, pikturuar si flamurin e Turkistanit Lindor. Turkistani Lindor në Xinjiang është territori që disa nga ujgurët me shumicë muslimane e quajnë rajonin e tyre.

“Është një moment i trishtuar kur zgjedhim përfitimet ekonomike mbi njerëzimin”, shkroi Williams, i cili u konvertua në Islam në 2009.

Ylli Williams fitoi në rugby Kupën e Botës me Zelandën e Re në 2011 dhe 2015. Ai u bë lojtari më i paguar në botë, në nëntor, pasi nënshkroi një kontratë dy vjeçare me vlerë 10 milion dollarë me klubin e ligës së parë rugby, Toronto Wolfpack.

Williams i tha CNN në nëntor se besimi i tij e ka ndihmuar atë të menaxhojë periudha të vështira në karrierën e tij. Ai kishte një prezencë të spikatur në Zelandën e Re pas sulmeve të xhamisë Christchurch në janar, në të cilin u vranë 51 njerëz.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se deri në dy milion ujgurë dhe pakica të tjera me shumicë myslimane janë mbajtur në qendra të mëdha paraburgimi në Xinjiang, ku ata dyshohet se i janë nënshtruar riedukimit politik.

Ish të paraburgosurit dhe ujgurët në mërgim pohojnë se internimi i tyre është pjesë e një programi të hartuar për të zhdukur kulturën dhe zakonet e tyre, duke i kthyer ato në qytetarë patriotikë që flasin kinezisht.

Qeveria kineze ka mohuar në mënyrë të përsëritur që kampet janë “qendra të paraburgimit”, duke thënë se në vend të kësaj ato janë “qendra vullnetare të formimit profesional” që synojnë de-radikalizimin e qytetarëve.

Reagimi i Ozil

Në një postim të tij në mediat sociale në 13 dhjetor, mesfushori i Arsenalit Ozil denoncoi shokët e tij muslimanë që kishin qëndruar të qetë dhe kishin heshtur për situatën në Xinjiang.

“(Në Kinë) Kur’anet janë djegur, xhamitë u mbyllën, shkollat teologjike islamike, medresetë u ndaluan, dijetarët fetarë u vranë një nga një”, tha ai në postim. Si përgjigje, media shtetërore kineze tërhoqi transmetimin e ndeshjes së Premier League në Angli ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Arsenali u distancua nga komentet e Ozil, por më 17 dhjetor Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo shkoi në tweeter mbështetjen e tij për yllin Turko-Gjerman.

“Gazetat e propagandës së Partisë Komuniste të Kinës (CCP) mund të censurojnë lojërat e @ MesutOzil1088 dhe @ Arsenal gjatë gjithë sezonit, por e vërteta do të mbizotërojë”, shkuajti në tweeter Pompeo.

“CCP nuk mund të fshehë nga bota shkeljet e saj të drejtave të njeriut të kryera kundër ujgurëve dhe besimeve të tjera fetare”.

A supporter of China's Muslim Uighur minority holds a placard of Arsenal's Turkish origin German midfielder Mesut Ozil reading "Thanks for being our voice" past flags of East Turkestan during a demonstration at Beyazid square in Istanbul on December 14, 2019. - Arsenal's Mesut Ozil, a German footballer of Turkish origin, expressed on December 14, 2019 support for Uyghurs in Xinjiang and criticised Muslim countries for their failure to speak up for them.

Mesut Ozil vs. China: Arsenal sta

Kina e kishte ftuar Ozil për të vizituar Xinjiang për të “dalluar të drejtën nga gabimi” pas mesazheve të tij në mediat sociale.

Në një konferencë të rrallë për shtyp të enjten, ambasadori i Kinës në Australi Cheng Jingye tha se të gjithë “praktikantët” në kampet e Xjinjiang ishin diplomuar ndonëse ai nuk tregoi prova për pretendimet e tij.

Qeveria kineze gjithashtu censuroi Debatin publik të kandidatit Demokratik për President të SH.B.A. të Premten në mëngjes, me kohën lokale, pasi moderatori Judy Woodruff e pyeti kryetarin Pete Buttigieg nëse SHBA duhet të bojkotojë Lojërat Olimpike të vitit 2020 mbi politikat e Pekinit në Xinjiang.

Kjo nuk është hera e parë që sporti dhe politika në Kinë janë përplasur në vitin 2019, por ndryshe nga futbolli apo basketbolli, rugby nuk ka një profil të lartë në vend.

Në tetor, marrëdhëniet e NBA-së me Kinën u testuan pas një publikimi në tweeter, tani fshirë, nga Houston Rockets menaxheri i përgjithshëm Daryl Morey duke shprehur mbështetje për protestat antiqeveritare në Hong Kong. Në Kinë luajnë basketboll rreth 300 milion njerëz./GazetaImpakt /cnn/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne