Ylli Manjani: Qeveria e tepsisë, shtron “iftare elektorale” me myslimanët

Ish-min.Drejtësisë Ylli Manjani ditën e sotme në një postim të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka komentuar mbi iftaret që shtron kryeministri Edi Rama ku sipas Manjanit i quan “iftare elektorale”  ndaj myslimanëve.

Në postimin e plotë Manjani shkruan:

“Vite më parë, kur ishte Kryetar i Bashkisë, i shkelte me këmbë (literalisht) ritet fetare të tyre.

Sot shtron iftare elektorale dhe flet për perëndimin, por me kokë nga Turqia dhe mendje nga Rusia.

Kjo foto tregon në të vërtetë se sa “i respektshëm” është. Vetëm për të ngrënë ulet me ta.

Në të vërtetë, Qeveri e tepsisë është!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne