Sipas studiuesit Ylli Përmeti, Fondacioni Soros ka ndikuar fuqishëm në politikën dhe arsimin shqiptar përmes fondeve të USAID-it, me të cilin bashkëpunon që nga viti 1993. Përmeti thekson se nuk dihet saktësisht sa miliona ka shfrytëzuar Sorosi nga USAID-i, por faktet tregojnë se ai ka ndihmuar në krijimin e elitave të reja dhe ka ndërhyrë në ndryshime politike, madje edhe në grushte shteti si në Kubë dhe Ukrainë.
Në Shqipëri, sipas Ylli Përmetit, Sorosi ka luajtur një rol kyç në ngjitjen në pushtet të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ndërkohë, që nga viti 2020, ai ka intensifikuar bashkëpunimin me universitetet për të “edukuar” studentët në luftën kundër nacionalizmit dhe për të promovuar globalizmin neoliberal.
Përmeti paralajmëron se këto financime dhe ndërhyrje nuk janë të rastësishme, por pjesë e një strategjie më të gjerë për të kontrolluar elitën politike dhe akademike në Shqipëri, duke e bërë vendin të varur nga interesat e Sorosit dhe aleatëve të tij./gazetaimpakt















