Ymeri për krizën në Maqedoni: Reagimi i Tiranës dhe Prishtinës duhet të jetë i shpejtë dhe i vendosur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke komentuar situatën e fundit në Maqedoni, ka thënë se “tolerimi i deritashëm i dhunës e shovenizmit të Gruevskit e ka sjell këtë gjendje”.

“Tolerimi i deritashëm i dhunës e shovenizmit të Gruevskit e ka sjellë këtë gjendje. Këtu ndërkombëtarët nuk janë krejt të papërgjegjësi. Maqedonia është ndërtuar dhe ekziston përmbi pabarazinë dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve. Qartazi kjo nuk e paqëson pjesën shovene të politikës maqedone, por e ushqen dhe rrit atë. Bashkëjetesa dhe paqja arrihet vetëm në kushte barazie e solidariteti. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë, në secilën situatë, karshi cilitdo popull.

Shpresoj që Zijadin Sela, Zoran Zaev, e të gjithë të lënduarit tjerë të shërohen sa më shpejtë.

Reagimi i Tiranës dhe Prishtinës duhet të jetë i shpejtë dhe i vendosur. Nuk bën në asnjë mënyrë të jemi indeferent e me dy mendje në kundërshtimin tonë ndaj instalimit të politikës shoveniste në një vend fqinj. Aq më tepër kur aty jetojnë shqiptarët. Aq më tepër kur ky shovenizëm është kundër shqiptarëve”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne