YPG/PKK akuza kundrejt SHBA-së për tërheqje nga veriu i Sirisë

Organizata terroriste YPG/PKK ka fajësuar SHBA-në për tërheqje nga zona e Eufratit lindor në veri të Sirisë dhe lënien e rajonit të ekspozuar ndaj një operacioni të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përkundër marrëveshjes për mekanizëm të sigurisë dhe shkatërrimit të fortifikimeve që pasoi, SHBA nuk zbatoi përgjegjësitë dhe filloi të largohet nga kufiri, duke lejuar që rajoni të shndërrohet në një zonë lufte”, ka shkruar në Twitter Mustafa Bali, i ashtuquajtur zëdhënësi i YPG/PKK-së, e cila përdor emrin SDF.

“SDF është e vendosur ta mbrojë Sirinë veriore me çdo kusht”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, SDF, emër i përdorur nga organizata terroriste për t’i kamufluar aktivitetet terroriste, ka bërë një deklaratë me shkrim në të cilën ka pohuar se SHBA nuk ka mbajtur premtimin dhe se kjo gjë do të shkaktojë “negativitet të madh” në luftën kundër DEASH-it.

Ndryshe, autoritetet amerikane njoftojnë numri i pjesëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të kapur në Siri është rreth 10.000. Një pjesë e këtyre personave mbahen në fushën e naftës El-Omer që përdoret si bazë nga trupat amerikane në Deirizor, kurse pjesa tjetër në burgjet e YPG/PKK-së në Kamishli, Haseke, Malikije, Tabka dhe Rakka./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne