“YPG/PKK armatosi fëmijët për të luftuar kundër ushtarëve turq”

Një grua pjesëtare e DEASH-it, e cila u arratis nga kampi Al-Hol nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri, ka thënë se fëmijëve mbi 10-vjeç që jetonin në kamp dhe që janë shkëputur me detyrim nga familjet e tyre u janë dhënë trajnime të armatosura.

Ajo tha se këta fëmijë pasi janë dërguar në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” janë përdorur për të luftuar kundër ushtarëve turq dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA).

Gruaja me inicialet D.S. me origjinë nga Uzbekistani më parë ka jetuar në Danimarkë me bashkëshortin e saj S.S. Më pas janë transferuar në Turqi ku pasi kanë qëndruar për pak kohë në Stamboll çifti shkoi në Siri për t‘iu bashkuar DEASH-it.

Bashkëshorti S.S. i cili iu bashkua DEASH-it, humbi jetën gjatë sulmeve ajrore të kryera në Deirizor, ndërsa D.S. u dërgua në kampin Al-Hol në qytetin al-Hasakah të Sirisë nga anëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK. Pas një periudhe D.S. u arratis nga kampi dhe u kap nga forcat e sigurisë duke hyrë në Turqi.

D.S. ka shpjeguar për Anadolu Agency (AA) ditët e saj të vështira në kamp. Ajo tha se kampi përbëhej nga dy pjesë të ndara ku në njërën pjesë qëndronin vetëm shtetas nga Siria dhe Iraku dhe në pjesën tjetër shtetas të vendeve si Çeçenia, Dagestani, Kirgistani, Uzbekistani, Azerbajxhani, Tunizia, Algjeria, Turkestani Lindor, Shqipëria, Kazakistani, Franca dhe disa vende evropiane.

Në pjesën ku qëndronin vetëm gratë dhe fëmijët, përfshirë edhe ajo, D.S. thotë se kjo pjesë e kampit mbikëqyrej me kamera dhe mbahej nën kontroll nga anëtarët e YPG/PKK-së, ndërsa meshkujt pjesëtarë të DEASH-it mbaheshin në një burg që ndodhej në po të njëjtin rajon.

Gjatë kohës së qëndrimit në kamp disa persona të ardhur nga disa vende kanë nxjerrë shtetasit e tyre nga kampi, tha D.S.

“YPG/PKK kryente trajnime të armatosura për fëmijët mbi 10-vjeç që jetonin në kamp dhe të shkëputur me detyrim nga familjet e tyre. Nga terroristët atje mësuam më pas se këta fëmijë të trajnuar u dërguan në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes‘ dhe janë përdorur për të luftuar kundër ushtarëve turq dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA). Në pjesën e kampit ku qëndronim ne sipas parashikimit tim ndodheshin mbi 20 mijë gra dhe fëmijë nga vende si Kirgistani, Uzbekistani, Azerbajxhani, Tunizia, Algjeria, Turkestani Lindor, Shqipëria, Kazakistani, Franca dhe disa vende evropiane”, thotë D.S. duke shtuar se:

“Në kamp përballeshim me trajtime çnjerëzore. Nuk kishte kujdes ndaj të sëmurëve, ku si pasojë e sëmundjeve kanë humbur jetën shumë gra dhe fëmijë. Anëtarët e YPG/PKK-së na merrnin me forcë paratë dhe sendet tona me vlerë duke ardhur në dhomat ku qëndronim. Ata që kundërshtonin i qëllonin me armë. Në këtë mënyrë kanë humbur jetën shumë gra dhe fëmijë”.

D.S tha se është arratisur nga kampi që fëmijët e saj të mos rrëmbehen nga anëtarët e YPG/PKK-së.

“Më 12 tetor i dhashë një trafikanti sendet me vlerë dhe paratë që kisha fshehur. Ky person na solli në vijën kufitare të zonës Elbeyli në Kilis. U kapa nga forcat e sigurisë ndërkohë që po hyja ilegalisht në Turqi”, shtoi D.S.

Më tej D.S ka shpjeguar se me DEASH-in u bashkua për shkak të bashkëshortit të saj dhe se dëshira e vetme është që fëmijët e saj të vazhdojnë një jetë të mirë në vendin e tyre.

– Kampi Al-Hol

YPG/PKK themeloi kampin në rajonin Al-Hol në prill të vitit 2017. Organizata i drejtoi në këtë kamp civilët që largoheshin nga konfliktet me organizatën terroriste DEASH në rajonin Deirizor. YPG/PKK në këtë kamp dërgoi edhe familjet e pjesëtarëve të DEASH-it që u dërozuan, ndërsa meshkujt pjesëtarë të DEASH-it që u dorëzuan i mbajti në një burg në të njëjtin rajon.

Kushtet higjenike nën standardet njerëzore, shpërndarja e ushqimeve të skaduara ose pranë afatit të skadimit, mos sigurimi i ilaçeve për personat me shqetësime kronike dhe mungesa e shërbimit për të sëmurët në kamp thuhet se ishin problemet kryesore të kampit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne