YPG/PKK-ja sulmon zonën e “Mburojës së Eufratit” në Siri

Në sulmet e ndërmarra nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në zonën e spastruar nga terrori me operacionin “Mburoja e Eufratit” në Siri, 6 civilë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën.

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK, e cila mban të pushtuar nënprefekturën Menbixh në veri të Sirisë mori në objektiv me raketa të drejtuara nga nxehtësia dhe të shtëna artilerie disa fshatra të Xherablusit që kontrollohen nga opozitarët ushtarakë.

Në këto sulme terroriste humbën jetën 6 dhe u plagosën 13 civilë.

Ndërkaq në 4 sulmet me artileri të ndërmarra nga terroristët e YPG/PKK-së ndaj nënprefekturës Azez, u plagosën 2 civilë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne