YPG/PKK-ja terroriste në panik total nga operacioni ushtarak i mundshëm i Turqisë në Siri

E mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me justifikimin e luftës kundër terrorizmit në Siri, organizata terroriste YPG/PKK është duke transportuar blloqe betoni për të fortifikuar tunelet e hapura përgjatë vijës kufitare të qytezës Ras al-Ayn, në provincën Hasakah.

Këto përpjekje të ngutura të organizatës terroriste, e cila është në panik total nga operacioni ushtarak i mundshëm i Turqisë dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) në lindje të Eufratit, vërehen qartë edhe nga qyteza kufitare turke Ceylanpinar, e cila ndodhet përballë Ras al-Aynit.

Nga ana tjetër, gjatë ditës janë vërejtur herë pas here edhe patrullimet e një helikopteri amerikan mbi këtë qytezë kufitare siriane.

Po ashtu mjetet e blinduara të Forcave të Armatosura të Turqisë vazhdojnë aktivitetet e tyre intensive të patrullimit në vijën kufitare, ku mobilizimi ushtarak po bëhet gjithnjë e më i pranishëm./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne