YPG/PKK konfiskon pasuritë e qytetarëve që i ka detyruar të migrojnë nga rajonet që i ka okupuar

Organizata terroriste YPG/PKK konfiskon pasuritë e qytetarëve të cilët i ka detyruar të migrojnë nga rajonet që i ka okupuar në Siri.

Në deklaratën me shkrim të lëshuar nga i ashtuquajturi kuvend i organizatës terroriste, të gjithë sendet e lëvizshme dhe të palëvizshme të shtetasve sirianë, që nuk kanë të afërm të shkallës së parë ose të dytë në Siri, do t’i kalojnë organizatës terroriste.

Kështu pasuritë e shtetasve që nuk gjenden në Siri do të konfiskohen nga organizata terroriste YPG/PKK me arsyetimin se do të mbrohen.

Organizata terroriste në këtë mënyrë dëshiron që të diversifikojë burimet e të ardhurave, ndërsa mijëra qytetarë të larguar nga rajoni për shkak të presioneve të organizatës do të humbin pasuritë e tyre.

Sipas raporteve, YPG/PKK për të ndryshuar strukturën demografike në veri të Sirisë kishte zbatuar dhunë ndaj turkmenëve, asirianëve, ezidëve dhe arabëve duke shkaktuar migrimin e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne