Organizata terroriste YPG/PKK ka përgatitur largimin e terroristëve të DAESH-it pasi i ka vendosur zjarrin një kampi ku mbaheshin terroristët bashkë me familjet e tyre në rajonin Ayn Isa në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një punonjës civil i cili nuk dëshiron të zbulojë emrin e tij i cili punon në kampin që ndodhet në perëndim të qendrës Ayn Isa të rajonit Rakka, lidhur me ngjarjen për AA ka thënë:
“Sot rreth orës 11:00 drejtuesit e organizatës erdhën dhe na nxorrën jashtë ne punonjësit civilë. Brenda qëndruan vetëm ata. Rreth orës 13:30 pamë se në vendin e kampit po ngrihej tym dhe kishte shpërthyer zjarri. Bashkë me shokët kur shkuam për të parë se çfarë kishte ndodhur pamë se zyrat që ne përdornim ishin djegur. Sikur zjarri të ishte shkaktuar nga vendi ku ndodhen të arrestuarit dhe familjet e tyre zyrat tona nuk do të dëmtoheshin. Zyrat tona janë në blloqe të ndryshme nga ato të anëtarëve të DEASH-it dhe të familjeve të tyre. Këtë zjarr e ka shaktuar vetë organizata. Nxjerrja jonë prej andej përpara zjarrit është provë e kësaj”.
Një dëshmitar ka thënë se në kamp nuk ka patur ndonjë sulm ajror apo ndonjë bombardim.
Me shpërthimin e zjarrit, është vërejtur se mijëra persona janë larguar nga dy blloqet, ku në njërin prej tyre qëndronin terroristët e DEASH-it me familjet e tyre dhe në tjetrën civilë të zhvendosur më parë që ishin strehuar në rajon.
Në kampin e boshatisur ndodheshin rreth 5.000 persona. Rreth 2.000 prej tyre përbëheshin nga terroristët e DEASH-it me familjet e tyre gra dhe fëmijë. Ndërsa 3.000 personat tjerë, civilë të strehuar në rajon të cilët janë larguar nga konfliktet në zona të ndryshme të Sirisë.
Zona Ayn Isa ndodhet rreth 35 kilometra nga kufiri me Turqinë.
– Turqia kishte deklaruar se do të merrte përsipër mbikëqyrjen e pjesëtarëve të DEASH-it
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump kishte njoftuar se Turqia do të merrte përsipër mbikëqyrjen e elementëve të DEASH-it që ndodhen në qendrat e paraburgimit dhe të familjeve të tyre në kampet në territorin që do të pastrohet nga operacioni “Burimi i Paqes”.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme kishte njoftuar se do të bëheshin punime për mbajtjen nën mbikëqyrje nga Turqia të elementëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre brenda territorit sirian që do të pastrohet nga terrori.
Organizata terroriste YPG/PKK e cila kërkon pengimin e operacionit “Burimi i Paqes” që prej një kohe të gjatë kërcënon botën perëndimore me lirimin e terroristëve të DEASH-it.
Terroristët e DEASH-it dhe familjet e tyre, organizata terroriste YPG/PKK i mban nëpër burgjet në Raqqa dhe Al-Hasakah. Por, më pas ajo bën marrëveshje për lirimin e këtyre personave. YPG/PKK-ja e cila liron terroristët e DEASH-it kundrejt pagesës, këtë ajo herë-herë e përdor si një “as nën mëngë”.
Organizata duke arritur marrëveshje me terroristët e DEASH-it që rrethoi në Rakka-n i evakuoi ato nga rajoni dhe një pjesë e rëndësishme e tyre u drejtuan në vijën kufitare për të depërtuar në Turqi./ AA