Bota

YPG/PKK vazhdon të gërmojë tunele pavarësisht marrëveshjes Turqi-Rusi

Organizata terroriste YPG/PKK, vazhdon gërmimet e tuneleve dhe llogoreve pavarësisht marrëveshjes së arritur midis Turqisë dhe Rusisë në lidhje me vijën kufitar veriore të Sirisë në Aynularab (Kobani).

Sipas marrëveshjes së arritur në 22 tetor ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, parashikohet që organizata terroriste YPG/PKK duke filluar nga ora 12.00 e datës 23 tetor të tërhiqet brenda 150 orësh 32 kilometra larg kufirit turk.

Ky afat përfundon në 18.00 të 29 tetorit.

Sipas informacioneve të dhëna nga burime të besuara për agjencinë turke të lajmeve Anadolli (AA) në nënprefekturën Aynularab, që ndodhet në territoret e Sirisë, përballë nënprefekturës Suruç të rrethit Shanllëurfa (Şanlıurfa), terroristët hapin tunele dhe llogore në jug të nënprefekturës.

Terroristët po i mbushin gropat me goma dhe karburant.

Tunelet dhe llogoret e hapura nga terroristët janë 18 kilometra larg kufirit me Turqinë.

Vija ku ndodhen fshatrat Kana (Kınaya), Duveyrat, Dirbasa dhe Suyuh ndodhet në veri të rrugës tokësore M4.

AA kishte filmuar hapjen e tuneleve në Menbixh dhe Aynularab në dhjetor të vitit 2018 dhe në 15 prill 2019.

Në nënprefekturat Tel-Abyad dhe Rasulayn të çliruara me operacionin “Burimi i Paqes” dhe Afrin të çliruar me operacionin “Dega e Ullirit” kishin dalë në shesh shumë tunele të gërmuara nga organizata terroriste./trt

OPINIONE

INTERVISTA