Yuri Kim me anëtarët e KLGJ-së: SHBA-të duan një sistem drejtësie të paanshëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në një postim në mediat sociale, ambasada e SHBA ka bërë me dije se ka përgëzuar anëtarëte KLGj për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrit të gjyqtarëve dhe gjykatave.

Më tej shkruhet se SHBA është e përkushtuar për vendosjen e një drejtësie të paanëshme dhe për të krijuar institucione të forta dhe demorkatike.

“Ambasadorja Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave. Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike”, shkruhet në njoftimin e ambasadës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne