Yuri Kim në Kuvend, ulur krah ambasadorit serb duke ndjekur seancën

Pasi zhvilloi takimet e prezantimit me krerët e shtetit dhe politikës, ambasadorja e ShBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, këtë të hënë ishte në Kuvendin e Shqipërisë.

E ulur në njërin prej ballkoneve të Kuvendit përkrah ambasadorit serb, ajo ndoqi me kufje atë çfarë po diskutohej në seancën plenare.

Fotoja është realizuar nga fotografi Agim Rama.

Në seancën e sotme plenare më herët mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Presidenti i Parlamentit Europian.

Nga foltorja, ai përcolli mesazhin se shqiptarët duhen mbështetur në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Pavarësisht zhgënjimit, David Sassoli bëri apel për të vijuar reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne