Yuri Kim takim ‘kokë më kokë’ me Etilda Gjonajn

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim dy orësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Takimin kokë më kokë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pas interesimit të Euronews Albania pranë selisë diplomatike në Tiranë.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi se kishte zhvilluar një takim dy-orësh me ministren Gjonaj.

Diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministen Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.

Ky takim vjen pas akuzave dhe përplasjes së fortë që Etilda Gjonaj ka patur me Presidentin Ilir Meta.

Kreu i shtetit i ka kërkuar publikisht ministres Etilda Gjonaj të dorëhiqet, ndërkohë që e ka kallëzuar atë penalisht pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Ndërkohë në përfundim të protestës, ambasadorja amerikane lëshoi qartas një mesazh kundër presidentit Ilir Meta kur shprehu habinë për flamurin e SHBA që ai mbante në protestë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne