Zaev: 8 kompani të huaja kanë vendosur të investojnë në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Radio Evropa e Lirë deklaroi se tetë kompani të huaja kanë marr vendim për investim në Maqedoni si dhe pritet vërtetimi edhe nga kompanitë amë për të nënshkruar marrëveshjet, transmeton Almakos.

“Për 10 muaj kemi nënshkruar 10 marrëveshje me investitor të huaj, ndërsa tetë kompani në mënyrë shtesë kanë sjell vendim nga ekipet negociatore për investim në Maqedoni dhe pritet vërtetimi nga kompanitë amë për t`i autorizuar për nënshkrim. Jemi duke biseduar me 200 kompani. Dhe kjo gjë nuk është vetëm suksesi ynë, kjo është diçka që ka nisur edhe Qeveria paraprake, por ne këtë gjë e plotësuam që të rritet”, deklaroi Zaev.

Kryeministri shpreson se rritja e projektuar prej 3.2 % është e arritshme nëse realizohen 65 deri në 70 % nga investimet kapitale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne