Zaev: Dështimi marrëveshjes me Greqinë, nuk është fundi i botës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shprehu besimin se vendi nuk ka qenë kurrë më afër arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë megjithatë dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”. Këto deklarata Zaev i bëri për gjencinë “France Press”

“Unë besoj se ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira për arritjen e një zgjidhje të plotë që do të zgjasë përgjithmonë. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës”, ka thënë Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka shtuar se Maqedonia do të vazhdojë “programin evropian në një mënyrë apo në një tjetër”.

Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emrin e Maqedonisë është zgjidhur, por nuk dëshiron të zbulojë detajet e negociatave, sepse mund të rrezikohet procesi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne