Zaev dhe Cipras nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri grek Aleksis Cipras dhe ai i Maqedonisë veriore Zoran Zev janë nominuar për cmimin novel për paqe për vitin 2019 nga ana e presidentit të grupit progresiv të aleancës socialiste dhe demokratike në Parlamentin europian, Udo Bulman, Ska Keler nga grupi i të gjelbërtve dhe Gabi Cimer nga E majta e bashkuar eiropiane, bëjnë të ditur mediat greke.

Marrëvesja e Prespës i dha fund një episodi të paqes së pa përfunduar në Ballkan. Kështu vlerësoi kryeminsitri Zoran Zaev, i cili duke përshëndetur vendimin për ratifikimin e kësaj marrveshjeje nga ana e kuvendit grek tha se fitues janë qytetarët e dy vendeve.

“Me pranimin dhe implementimin e Marrveshjes së Prespës fitues janë qytetarët e dy vendeve por edhe qytetarët e tërë rajonit. Fitues janë edhe ata që e kundërshtuan marrëveshjen sepse edhe për ata vjen koha e prosperitetit, paqes dhe miqësisë ashtu si edhe për pjestarët progresiv të popujve të dy vendeve. Me krenari dhe falenderim e uroj mikun tim kryeminsitrin Aleksis Tsipras për votimin fitues në kuvend për Marrveshjen e Prespës”, tha Zaev.

Zaev falenderoi edhe deputetët e kuvendeve të dy shteteve të cilët u përcaktuan ta japin votën e tyre për siç tha ai për të fituar e ardhmja, votë me të cilën mori fund friga që ishte paraqitur si e pa tejkalueshme, u zgjidh kontesti që paraqitej si i pa zgjidhshëm. Nuk ishte e lehtë tha Zaev por ishte mëse e nevojshme për dy vendet dhe popujt, investim që fëmijët dhe qytetarët të jetojnë më mirë.

Ndryshe sipas procedurës, pas nënshkrimit nga presidenti i Greqisë të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe publikimit të tij në Gazetën Zyrtare që pritet të bëhet të hënën, më 28 janar, Greqia duhet ta njoftojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar.

Shteti grek duhet ta ratifikojë edhe Protokollin  për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në NATO, pas çka Greqia duhet të dërgojë shënim verbal në Maqedoni me të cilën do ta informojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për Protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa më pas Maqedonia duhet të dërgojë shënim në Greqi dhe në Kombet e Bashkuara se Marrëveshja hyn në fuqi dhe vendi zyrtarisht do të riemërtohet Republika e Maqedonisë së Veriut. E tërë kjo procedurë do të duhet të ketë përfunduar gjatë muajit shkurt të këtij viti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne