Zaev: Maqedonia mbështet një zgjidhje pozitive për Kosovën

 Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “zgjidhja e konfliktit midis serbve dhe shqiptarve më shumë se gjithçka kontribuon për stabilitetin dhe për ruajtjen e paqes në rajon, prandaj është me rëndësi të merret parasysh një kufi, e jo çdo kush të ketë kufijtë e tij”.

Presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në vendkalimin kufitar Tabanocë-Preshevë paralajmëruan zbatimin e projektit për menaxhim të përbashkët kufitar “One Stop Shop”, pas së cilës në anën serbe do të darkojnë së bashku.

I pyetur për ndryshimin e mundshëm të kufijve të Serbisë dhe Kosovës, presidenti Vuçiq u përgjigj se ai beson se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa udhëheqësia në Kosovë besojnë se Kosova është shtet i pavarur.

Ai theksoi se Serbia dhe Kosova duhet të lihen të veprojnë për të ardhmen e tyre dhe të zgjidhin marrëdhëniet midis serbve dhe shqiptarve, për të cilat tha se janë problem tashmë 200 vjet.

“Unë besoj se zgjidhja e konfliktit midis serbve dhe shqiptarve më shumë se gjithçka kontribuon për stabilitetin në rajon, kontribuon më shumë se gjithçka për ruajtjen e paqes në rajon. Prandaj me rëndësi është të ulemi dhe të biem dakord, të dy ne në të ardhmen e parashikojmë një kufi, e jo çdo kush të ketë kufijtë e tij. Mendoj se më e rëndësishme është të diskutojmë problemet t’i zgjidhim ato në mënyrë paqësore”, deklaroi presidenti Vuçiq.

Ai shtoi se e rëndësishme është të mendohet për të ardhmen, për bashkëpunimin ekonomik, atë tregtar e të turizmit, dhe jo të kënaqen interesat e fuqive të mëdha, të cilët siç tha ai, “atë duhet ta kuptojë e gjithë botë”.

Në lidhje me marrëveshjen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni nëse do të apelojë tek komuniteti serb të marrë pjesë ose jo, presidenti serb tha se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të vendeve të tjera.

“A gëzohemi ne dhe a jemi të kënaqur me atë që Shkupi dhe Athina do t’i zgjidhin problemet e tyre… Është absolutisht e sigurt se ky është një lajm i mirë për Beogradin dhe për Serbinë. As nuk kam të drejtën për të thirrur apo për të mos thirrur dikë, kjo do të ishte e padrejtë dhe drejtpërdrejt ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër, ndërsa unë e respektojë Maqedoninë dhe për këtë arsye atë nuk do ta bëj. Mendoj gjithçka që kontribuon në stabilitetin rajonal, ndërsa zgjidhja e konfliktit midis Shkupit dhe Athinës sigurisht kontribuon në stabilitetin rajonal dhe është i rëndësishëm për gjithë rajonin dhe i bindur jam se populli atë do ta përshëndesin”, tha presidenti Vuçiq.

Ndërsa, kryeministri Zaev në pyetjen për të komentuar mosmarrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës, theksoi se vendi i tij mbështet një zgjidhje pozitive për Kosovën dhe një zgjidhje që do të çoj përpara mirëqenien e serbve.

“Maqedonia mbështet një zgjidhje pozitive për Kosovën, një zgjidhje që do të çojë përpara mirëqenien e serbve, shqiptarve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Një zgjidhje që do të garantojë sigurinë, paqen dhe prosperitetin edhe të Serbisë edhe të Kosovës. Me rëndësi është që të gjithë liderët në rajon të jenë të bashkuar për qëllime të përbashkëta, ndërsa ato janë paqe e qëndrueshme, bashkëpunimi rajonal, zhvillimi ekonomik dhe anëtarësimi në BE”, deklaroi Zaev.

– “One Stop Shop, një shembull tjetër për miqësinë e madhe midis Maqedonisë dhe Serbisë”

Projektin për menaxhimin e përbashkët kufitar në vendkalimin kufitar Tabanovcë-Preshevë, kryeministri Zaev e vlerësoi të rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve, por edhe për qytetarët e gjithë rajonit, sepse automjetet dhe mallrat do të përgjysmojnë kohën e pritjes në këtë kalim kufitar.

“Më vjen mirë që kjo paraqet vetëm edhe një shembull tjetër për miqësinë e madhe midis Maqedonisë dhe Serbisë, ndërmjet dy vendeve tona, që gjithmonë dhe në çfarëdo kohe është dëshmuar. Sot kemi nderin që edhe njëherë të vërtetojmë atë miqësi, e cila do të zhvillohet në periudhën e ardhshme”, u shpreh Zaev, duke përmendur edhe hapjen e vendkalimeve të reja kufitare.

Ndërkaq, presidenti Vuçiq nga ana e tij po ashtu vlerësoi të rëndësishëm këtë projekt, duke theksuar se me kryemistrin Zaev edhe më herët kanë diskutuar për vendosjen e një zone rajonale, si dhe me vendet tjera të rajonit dhe shprehu besim se këtu do jetë vendi i parë që do të vendoset.

“Kjo është me rëndësi të madhe për të dy vendet, për aktivitetet ekonomike dhe për turistët. Do të thoja se kjo në mënyrë shtesë do t’i nxit njerëzit të shfrytëzojnë këtë kalim, të kalojnë nëpër territoret e vendeve tona shumë më shpejtë”, tha presidenti Vuçiq.

Projekti “One Stop Shop” synon kontrollin e përbashkët të organeve kompetente të Maqedonisë dhe Serbisë në vendkalimin kufitar Tabanovcë-Preshevë. Kjo masë u miratua në Samitin në Trieste në korrik të vitit 2017, në kuadër të krijimit të zonës ekonomike të Ballkanit Perëndimor, që ndër të tjera parashikon lehtësimin e lirisë së tregtisë në mallra, si dhe përmirësimin e menaxhimit të përbashkët me rreziqet.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne