Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Zaev është shprehur se mundësitë për negociatat do të jenë të hapura.

Gjithashtu ai theksoi se pavarësisht sfidave duke përmendur ndër to pandeminë qeveria do të tregojë efikasitet në përballjen me to.

“Pres që për 20 ditë, duke filluar nga sot, por mundet edhe më herët, të kemi qeveri efikase e cila do të ballafaqohet me sfidat nga pandemia”, është shprehur Zaev./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne