Zaev në grackën e dy komedianëve që shtiren si Poroshenko dhe Stoltenberg

Dy komedianë rusë kanë vënë në lojë kryeministrin Zoran Zaev duke iu prezantuar në telefon si presidenti ukrainas, Petro poroshenko dhe sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Vladimir Kuznetsov dhe Aleksey Stolarov kanë telefonuar Zaevin në gusht të vitit 2018, janar dhe prill të vitit 2019, duke folur për çështje si situate në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus dhe autoqefalia e kishës. Dy komedianët kanë imituar presidentin Poroshenko që thotë se autoqefalia mund të fitohet nëse patriarkut Bartholomeu do t’i paguhen 100 mijë euro. Këtë pjesë Zaev e ka hedhur poshtë në një konferencë të sotme për shtyp përmes së cilës e ka quajtur veten viktimë të transparencës.

Unë jam në punë, është kërkuar nga gjoja presidenti Poroshenko që të vendosë kontakt me mua, jap termin në mes takimeve, atëherë kur edhe bisedoj. Pranë meje në të shumtën e rasteve qëndron një nëpunës, ky është Dane Talevski ose Bojan Mariçiqi ose një pjesë e këshilltarëve të tjerë të cilët mbajnë procesverbal, fillimisht procesverbal për t’u vendosur në arkivin e shtetit, por edhe që t’i njoftojmë mediat, u shpreh Zaev.

Ai ka shtuar se do të këkrojë ndjesë, por se nuk mban përgjegjësi askush prej anëtarëve të qeverisë. Më tej kryeministri Zaev ka shtuar se në lojën e komedianëve kanë rënë edhe figura si Macron, Erdogan apo Elton John./respublica

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DbOXezU8Tuk][youtube https://www.youtube.com/watch?v=-B4In4PaxsM]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne