Zaevi si Vuçiç, kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duket të jetë serioz në atë që i kishte premtuar serbëve lidhur me qëndrimin e Maqedonisë ndaj Kosovës.

Në intervistën e parë si kryeministër në RTVM, Zaevi përsëriti se Maqedonia ka gabuar që ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutrale.

“Maqedonia do të jetë neutrale për pranimin e Kosovës në UNESCO…”, tha Zaevi, ndërsa kritikoi qeverinë e kaluar pse kishte lejuar ambasadorin e Maqedonisë në Paris, Agron Buxhaku, të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne