Zagrebi: katolikët kroatë duhet ta pranojnë se kanë kryer krime kundër myslimanëve

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç u ka bërë thirrje njerëzve dhe autoriteteve në Kroaci që të pranojnë se kroatët e tjerë në Bosnje kryen krime kundër myslimanëve gjatë luftës së viteve 1990.

“Ne kroatët duhet të kemi forcën për të pranuar se disa nga bashkatdhetarët tanë në Bosnjë kanë kryer krime dhe ata duhet të mbahen përgjegjës për to”, tha Grabar-Kitaroviç një ditë pasi një ish-gjeneral kroat u vetëvra në shenjë proteste ndaj një vendimi gjyqësor që e dënonte atë për krime kundër myslimanëve boshnjakë. Grabar-Kitaroviç, megjithatë, tha se gjeneral Praljak ishte një “njeri që preferonte të merrte jetën e tij dhe jo të jetonte si i dënuar për veprime që fuqimisht besonte se nuk kishte kryer”. Një minutë heshtje u mbajt në sesionin e së enjtes të parlamentit kroat për “të gjitha viktimat” e luftërave ballkanike në fillim të viteve 1990 dhe ligjvënësit shprehën besimin se vdekja e Praljak mund “të mbetet akti i fundit i ngjarjeve tragjike të luftës”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne