Zaharova: Perëndimi udhëhiqet prej interesave gjeopolitike për pranimin e Shkupit në NATO

Çështja kontestuese për emrin e Maqedonisë duhet të zgjidhet në mënyrë të pranueshme si për Shkupin, ashtu edhe për Athinën, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova. Në brifingun për gazetarët në Moskë, ajo sërish i akuzoi për involvim vendet perëndimore në zgjidhjen e kontestit, siç potencoi, me qëllim të vetëm ta inkuadrojnë Shkupin në NATO.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë vazhdimisht ka folur për marrëveshjen e Prespës, komentet relevante mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë. Siç dihet, Rusia e pranoi Republikën e Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. Moska gjithmonë është angazhuar dhe vazhdon të angazhohet që çështja e emrit të këtij shteti të zgjidhet në mënyrë të pranueshme për Shkupin dhe Athinën”, tha Zaharova duke u përgjigjur në pyetjen nëse Rusia do ta njoh “Republikën e Maqedonisë Veriore” dhe a do të ketë diskutim për këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të KB-së.

Zaharova tha se në procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës, janë bërë “shkelje serioze të legjislacionit vendor nga njëra anë e palëve, me presion të fuqishëm të jashtëm”.

“Besoj se askush nuk duhet të dyshoj se vendet perëndimore udhëhiqen prej interesave gjeopolitike për pranimin e Shkupit në NATO, e jo me dëshirë të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij, në të vërtetë kontesti bilateralë”, tha Zaharova.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne