Zakharova: Perëndimi dorës së Rusisë për miqësi i është përgjigjur me mashtrime

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se Rusia pas përfundimit të luftës së ftohtë ka hapur portën e miqësisë për vendet perëndimor, mirëpo ata e kanë mashtruar Rusinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në një intervistë me gazetën finlandeze, tha: “Mashtrimet e Perëndimit kundër Rusisë nuk kanë ndodhur për shkak të fitores së tyre, por Rusia kërkonte që nëpërmjet kësaj miqësie, t’i japë fund rivalitetit të armatimeve dhe luftës. Përball këtij qëllimi të mirë të Moskës, perëndimi i është përgjigjur Rusisë duke vendosur tela me gjemba rreth këtij vendi. Moska nuk ka arsye për konflikt me perëndimit dhe synon zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe kulturore, mirëpo perëndimorët na kanë refuzuar neve”. Në përgjigjen ndaj pyetjes se pse Rusia ekspozon armatimet e saj para vendeve të tjera? Znj. Zakharova tha: “Në Luftën e Dytë Botërore e cila u imponua për këtë vend, kanë humbur jetën mbi 20 milionë qytetarë rusë, prandaj populli rus ka të drejtë të tregojë se asnjë vend nuk mund të sulmojë atë”./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne