Zarif akuzon Pompeon për përpjekje për të bindur Trumpin për një luftë me Iranin

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Jawad Zarif akuzoi Sekretarin amerikan të Shtetit të SHBA Mike Pompeo, i cili sulmin ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite e llogaritë si “shkak të luftës”, për përpjekjen për të “mashtruar” Presidentin Donald Trump për një luftë kundër Iranit.

Zarif nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter iu përgjigj akuzave të Pompeos ndaj Iranit për sulm ndaj objekteve të naftës të kompanisë “Aramco” në Arabinë Saudite.

Duke e bërë të ditur se Pompeo provokon luftën kundër Iranit, ministgri Zarif tha: “Mbetjet e Ekipit B dhe aleatët ambiciozë po përpiqen të mashtrojnë Donald Trump për një luftë. Ata duhet të luten për të mirën e tyre që të mos marrin atë që kërkojnë. Ata janë akoma shumë arrogantë dhe paguajnë një çmim në luftën me Jemenin, i cili është shumë më i vogël se Irani, të cilin ata nuk arritën ta shkatërrojnë 4 vjet më parë”.

Zarif në mesazhin e tij postoi edhe pamjet e Sekretarit Pompeo gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetit A&M të Teksasit ku ai thotë: “Unë isha drejtor i CIA-s (Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së. Ne gënjyem, mashtruam dhe vodhëm”, ndërsa mesazhin e tij e vijoi me këto fjalë: “Padyshim që shprehitë e vjetra nuk shkojnë lehtë. Ngërçi ka arritur kulmin kohëve të fundit me gjakun e derdhur me gënjeshtra dhe mashtrime dhe shpenzimet e bëra nga thesari i populli i klientëve të huaj (Arabia Saudite)”.

Në deklaratën e tij për televizionin CNN, Zarif hodhi poshtë akuzat kundër Iranit nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmin në objektet e naftës Saudite Aramco.

Zarif tha që sulmi u krye nga Huthitë, ndërsa shtoi se një sulm ndaj Iranit nga SHBA ose Arabia Saudite i bazuar në pretendimet “mashtruese” që Teherani luajti një rol në sulm do të çonte në një luftë totale./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne