Zarif akuzon ShBA-në për diplomaci të sabotimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhamed Xhevad Zarif i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “diplomaci të sabotimit” në lidhje me sulmet ndaj anijeve cisternë në Gjirin e Omanit.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, ministri Zarif shkruan se ShBA-ja, e cila akuzon Iranin për sulme ndaj anijeve cisternë në Gjirin e Omanit, nuk paraqiti prova reale.

Në mesazhin e tij si aktorët e sulmit Zarif tregon “Ekipin B”, duke aluduar në këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, John Bolton, Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, Princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman dhe Princin trashëgimtar të Abu Dabit, Muhamed Bin Zayid.

“Pretendimet e bëra nga ShBA-ja kundër Iranit menjëherë pas sulmeve pa ofruar prova reale ose indirekte, tregojnë se Ekipi B ka filluar me diplomaci të sabotimit, që në objektiv merr edhe përpjekjet diplomatike të Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe “, shkruan Zarif.

Në një mesazh tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Iranit bëri të ditur se edhe më herët kanë paralajmëruar ndaj këtyre lloj sabotimeve, ndërsa shkruan se “Unë nuk paralajmërova pasi kam parë të ardhmen, por për shkak se e njoh të kaluarën e Ekipt B”.

Të enjten në Gjirin e Omanit erdhi deri tek shpërthimi në dy anije të mëdha cisternë, ku njëra i përkiste Japonisë dhe tjetra Norvegjisë. 44 persona të ekuipazhit të dy anijeve u shpëtuan nga ekipet iraniane të kërkim-shpëtimit dhe u dërguan në portin Xhask të provincës Hurmuzgan.

Sulmi ndodhi gjatë kohës deri sa Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ishte duke vizituar Teheranin për të ulur tensionimin mes ShBA-së dhe Iranit dhe për të vendosur stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo e kishte akuzuar Iranin për sulmet në fjalë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne