Zarif: Amerika okupator i parëndësishëm në Siri

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se Shtetet e Bashkuara janë një “okupator i parëndësishëm në Siri”, duke theksuar se paqja do të arrihet në vendin e shkatërruar nga lufta vetëm përmes respektimit të integritetit të saj territorial dhe vullnetit të popullit sirian.

“SHBA është një okupator i parëndësishëm në Siri – është e kotë që dikush të kërkojë lejen e saj ose të mbështetet tek ajo për siguri,” tha Zarif të hënën në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, pasi SHBA i dha dritën jeshile Turqisë për të filluar një operacion ushtarak në Sirinë veriore. “Arritja e paqes dhe luftimi i terrorit në Siri do të ketë sukses vetëm përmes respektimit të integritetit të saj territorial dhe vullnetit të popullit sirian,” shtoi ai. Në postimin e tij, diplomati i lartë iranian tha gjithashtu se marrëveshja e Adanasë ofron një kornizë që Turqia dhe Siria të shkatërrojnë terrorizmin, duke shprehur gatishmërinë e Republikës Islamike për t’i dhënë ndihmë këtij qëllimi. Marrëveshja Ndër-Shtetërore e Adanasë për Luftimin e Terrorizmit u nënshkrua midis Turqisë dhe Sirisë më 20 tetor 1998 dhe në të thuhet qartë se qeveria e Damaskut nuk do të lejonte asnjë veprimtari të grupit militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në tokën siriane, dhe do të bllokonte çdo aktivitet terrorist që mund të kërcënojnë sovranitetin e Turqisë./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne