Zarif: Bashkëpunimi i Amerikës në rezolutën e KS të OKB ka përfunduar

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte në reagim ndaj përpjekjeve armiqësore të Amerikës për të shtyrë afatin e embargos së armatimeve kundër Iranit, deklaroi se bashkëpunimi i Amerikës në rezolutën e KS të OKB ka përfunduar.

Muhamed Xhavad Zarif, në një mesazh në Twitter ka thënë: Ata persona të cilët kanë imagjinuar se me injektimin e dezinfektantëve tek njeriu mund të eliminonin virusin korona, tani pretendojnë se janë partnerë në një rezolutë të KS të OKB e cila ka konfirmuar një marrëveshje. Kjo është në kohën kur sipas vetë atyre ata/PT prej kohësh i kanë dhënë fund partneritetit të tyre. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me pretendimet e Amerikës për marrëveshje bërthamore dhe rezolutën 2231 të KS të OKB ka thënë: Pretendimet e kota të autoriteteve amerikane nuk janë as të parat dhe as të fundit. Me afrimin e datës së heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të parandaluar heqjen e kësaj embargoje. Kohët e fundit Amerika ka shpërndarë një rezolutë mes anëtarëve të KS të OKB nga të cilët kërkon që të shtyjnë afatin e embargos së armatimeve kundër Iranit. Mirëpo miratimi i kësaj rezolutë të propozuar nga Amerika ka nevojë për votën e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mos vendosjen e vetos nga ana e Rusisë apo Kinës.  Vlen të theksohet se më 18 tetor të këtij viti do të përfundojë afati i embargos së armatimeve kundër Iranit dhe kjo embargo do të hiqet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne