Zarif: Duhet shfrytëzuar potenciali i ECO-s për integrim ekonomik

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se duhet shfrytëzuar më shumë potencialet e organizatës për bashkëpunim ekonomik ECO për integrim ekonomik në këtë rajon, deklaroi se masat plotësuese brenda rajonale të ECO duhet të bëhen operative.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të shtunën në samitin e 24-të Këshillit të Ministrave të ECO që po zhvillohet në Antalia të Turqisë, shtoi: “ECO duke poseduar një popullsi gjysmë miliardi njerëz, një pozitë gjeografike të jashtëzakonshme, resurse të mëdha të energjisë dhe minerale, burime njerëzore të përparuar, treg të madh dhe afërsi të mëdha kulturore dhe historike, ka të gjitha elementët e dëshiruara për suksesin në bashkëpunimin shumëpalëshe mes popujve”.

Zarif vuri në dukje se prioritet kryesor programit punues të këtij samiti duhet të jetë realizimi i konsensusit të ECO-s së bashku me përhapjen e paqes dhe stabilitetit dhe përfitimit më të madh të popujve të këtij rajoni dhe vlerat e pasura të përbashkëta, ndërsa shtoi: “Duhet të riorganizohet struktura e bashkëpunimit për realizimin e këtij qëllimi”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim vuri në dukje edhe sanksionet e armiqve kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha: “Pavarësisht vështirësive në të cilat populli i Iranit po përjeton në periudhën e terrorizmit ekonomik dhe veprimeve të njëanshme të dhe të padrejta, Teherani vazhdon t’i zbatojë zotimet e veta ndaj organizatës ECO dhe programeve të saj”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne