Zarif: Fyerja ndaj Islamit është abuzim i lirisë së shprehjes

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, e karakterizoi fyerjen e myslimanëve dhe shenjtërisë së Islamit si abuzim të lirisë së shprehjes.

Në mesazhin e publikuar në Twitter, Zarif, reagoi ndaj fyerjes së profetit Muhamed nën maskën e “lirisë së shprehjes” dhe deklaratave të zyrtarëve francezë të cilët marrin Islamin për shënjestër.

“Myslimanët janë viktimat kryesore të kultit të urrejtjes të fuqizuar nga regjimet koloniale dhe të përhapura nga kukullat e tyre. Fyerja e 1,9 miliard myslimanëve dhe shenjtërisë së tyre për krimet e tmerrshme të ekstremistëve të tillë është një abuzim oportunist i lirisë së shprehjes”, tha Zarif./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne