Zarif i përgjigjet Trumpit: Sanksionet nuk janë alternativë e luftës, por luftë

Shefi i diplomacisë iraniane, Javad Zarif, ashpër i është përgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, për deklaratën e dhënë më parë për keqkuptimet që dëmtojnë paqen, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sanksionet nuk janë alternativë për luftën, ato janë luftë”, shkroi Zarif në Twitter me tag tek presidenti i SHBA-ve, Trump.

Të hënën, SHBA vendosën sanksione ndaj udhëheqësit fetar iranian, Ajatolah Hamnei dhe udhëheqësve ushtarakë të Iranit. Sanksionet erdhën si zgjidhje alternative pasi Trump, në çastin e fundit, u tërhoq nga sulmi ndaj Iranit, në të cilin, siç tha ai, “do të vriteshin 150 njerëz”.

Përshkallëzimi i tensioneve filloi me rrëzimin e dronit amerikan në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, të martën tha se sanksionet janë tregues i dëshpërimit të administratës Trump.

“Çdo sulm iranian ndaj çdo gjëje amerikane do të hasë në përgjigje të madhe dhe të ashpër. Për disa vende, kjo do të thotë fshirje e plotë”, shkroi Trump në Twitter.

Trump pastaj i tha televizionit Fox se lufta me Iranin nuk do të zgjasë shumë.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë iraniane Zarif iu përgjigj se lufta e shkurtër me Iranin është iluzion.

Ai shtoi se lufta nuk do të përfundonte me palën që e fillon atë. “Zhdukje = gjenocid = krime lufte”, tha Zarif./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne