Zarif: Irani nga aspekti moral, fetar dhe strategjik, është kundër armëve bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi se Republika Islamike e Iranit është plotësisht kundër armëve bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e shtunë në faqen e tij në Twitter, ka shkruar: “Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit shumë kohë më parë ka deklaruar se armët bërthamore janë jo morale dhe shkelin të parimet islame, prandaj prodhimi, deponimi apo përdorimi i armëve bërthamore është i ndaluar”.

Zarif shtoi: “Irani nga aspekti moral dhe fetar, por edhe në bazë të nevojave strategjike, është kundër armëve bërthamore”.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në takim me mijëra të rinj elitë sa i përket aftësive shkencore të Iranit, ka theksuar qëndrimet e prera dhe të guximshme të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me ndalimin fetar të përdorimit të armëve bërthamore dhe ka thënë: “Irani për prodhimin dhe deponimin e armëve bërthamore nuk shpenzon resurset e tij”.

Ajetullah Khamenei ka shtuar: “Ne pavarësisht se kemi mundur të bëjmë hapa të rëndësishme në këtë drejtim, mirëpo në bazë të urdhrit të Islamit, përdorimi i armëve bërthamore është i ndaluar pa kurrfarë diskutimi, prandaj nuk ekziston kurrfarë arsye që për prodhimin dhe deponimin e armëve bërthamore të shpenzojmë resurset, ndërkohë që përdorimi i këtyre armëve është rreptësishtë i ndaluar”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne