Zarif: Marrëdhëniet mes Iranit dhe Indisë janë të pathyeshme

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka përshëndetur marrëdhëniet e gjata midis Iranit dhe Indisë, duke theksuar se marrëdhëniet midis Teheranit dhe New Delhit janë të pathyeshme.

Zarif e bëri këtë deklaratë të dielën në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, pasi kryesoi seancën e 19-të të komisionit të përbashkët ekonomik të dy vendeve, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmaniam Jaishankar.

Duke thënë se gjatë takimit u mbajtën “diskutime të shkëlqyera mbi marrëdhëniet më të ngushta bilaterale dhe çështjet rajonale dhe globale që prekin vendet tona përkatëse”, diplomati i lartë i Iranit shtoi: “Lidhjet tona janë të lashta, historike dhe të pathyeshme.” Sipas agjencisë IRNA, gjatë mbledhjes së komisionit të përbashkët, krerët e komisionit nga Irani dhe India nënshkruan marrëveshje të ndryshme të arritura në diskutime bilaterale. Marrëveshjet mbulojnë një gamë të gjerë fushash bashkëpunimi, përfshirë ekonominë, tregtinë, bankat, transportin dhe energjinë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne