Zarif: “Më sanksionuan sepse nuk pranova të takohem me Trump”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif tha se ai ishte sanksionuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara pasi hodhi poshtë një ftesë nga Presidenti amerikan Donald Trump për tu takuar në Shtëpinë e Bardhë.

” Në New York më thanë që do të sanksionohesha brenda dy javësh, nëse nuk e pranoja ftesën e Trumpit, gjë që për fat të mirë e bëra”, u tha të hënën ministri i Jashtëm iranian gazetarëve të huaj dhe vendas në një konferencë shtypi në Teheran. “Duke imponuar sanksione ndaj meje, Uashingtoni ka mbyllur derën e diplomacisë”, tha ai, duke përmendur se “sanksionimi i një ministri të jashtëm do të thotë dështim në bisedime”. Zarif tha se epoka, kur diktati i superfuqive dhe shantazhimi sundonte botën ka mbaruar, dhe shtoi: “Sot, Shtetet e Bashkuara janë të vetme në botë”. “Diskursi ynë është ai i harmonisë, bashkëpunimit dhe miqësisë. Kjo është arsyeja që SHBA është vetëm në botën e sotme, ”deklaroi shefi i diplomacisë së Iranit. Sa i përket terrorizmit ekonomik kundër popullit iranian, Zarif theksoi: “Terrorizmi ekonomik është sot një realitet. Është njësoj sikur të sulmohen njerëzit e zakonshëm me shpresën se ata do të zbatojnë politikat tuaja “./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne