Zarif: Mosmarrëveshjet mes Evropës dhe ShBA-së duhet të shfrytëzohen

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif tha se ka një ndarje mes të SHBA-ve dhe shteteve të Evropës, duke shtuar se kjo duhet të shfrytëzohet.

Zarif në një fjalim të mbajtur në një mbledhje në Teheran, ku morën pjesë ambasadorët dhe zyrtarët e sektorit privat, tha se SHBA-të, të cilët i quajti si ‘të varur nga vendosja e sanksioneve’, do ta kuptojnë se kjo nuk do të sjellë përfitime.

Ai bëri të ditur se nuk kanë për qëllim të shkaktojnë përçarje mes të SHBA-ve dhe Evropës, “Por, ka një ndarje dhe ne mund ta shfrytëzojmë atë”, tha Zarif.

Sipas tij, SHBA-të gjithnjë e më shumë po vetmohen në skenën ndërkombëtare. Zarif thekson se sanksionet që synohen të zbatohen ndaj vendit të tij janë në kundërshtim me vendimin numër 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne