Zarif: Nënshtrimi absolut i Evropës para Amerikës, është katastrofal

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se nënshtrimi absolut i evropianëve para Amerikës, është katastrofal dhe siç duket evropianët nuk kanë kapacitetin e duhur për të qëndruar e rezistuar përball Donald Trump.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel”, vuri në dukje veprimi e Trojkës Evropiane për aktivizimin e mundshëm të mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore, shtoi: “Evropianët nuk posedojnë arsyet ligjore për ta përdorur një mekanizëm të tillë. Rusia dhe Kina në lidhje me këtë çështjeje, kanë qëndrime të njëjta me Iranin. Prandaj evropianët duhet të përgatiten për një “betejë” të madhe”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me kërcënimin e Iranit për të dalë nga traktati NPT, tha: “Dalja e Iranit nga traktati NPT nuk do të thotë prodhimi i bombës bërthamore, sepse Republika Islamike në bazë të parimeve morale dhe fetare, kurrë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë në kërkim të armëve bërthamore”.

Zarif në lidhje me atentatin terrorist të ushtrisë amerikane ndaj gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, tha: “Amerika, Evropa dhe e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare i janë borxhli gjeneral Kasem Solejmanit për shkatërrimin e grupit terrorist ISIS”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne