Zarif paralajmëron Evropën për ashpërsim të kundërmasave

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif dha një reportazh për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Marrëveshja nukleare ka dy shtylla kryesore. Shtylla e parë e detyron Teheranin që ta përdorë programin e tij nuklear vetëm për qëllime paqësore, kurse shtylla tjetër e detyron bashkësinë ndërkombëtare dhe në veçanti vendet nënshkruese të marrëveshjes që të normalizojnë marrëdhëniet tregtare të Iranit me botën.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e ka vërtetuar 15 herë që Irani i ka përmbushur detyrimet që i takojnë,- vuri në dukje shefi i diplomacisë iraniane, ndërsa shtoi se megjithëkëtë marrëdhëniet tregtare të Iranit me botën nuk janë normalizuar dhe ato janë në një nivel më të keq se sa para nënshkrimit të marrëveshjes.

“Ne nuk duam gjë tjetër, veçse të kemi mundësi të shesim naftën tonë dhe marrim paratë”,- nënvizoi Zarif, dhe i akuzoi vendet evropiane se mjaftohem vetëm duke bërë deklarata në mbështetje të marrëveshjes, kurse njerëzit në vendin e tij kanë humbur punën dhe të ardhurat.

Duke folur për masat që do të marrë Irani në vijim Zarif tha: “Në 6 shtator fillon faza e tretë. Ne nuk do ta ndërmarrim këtë hap në qoftë se arrijmë në marrëveshje me Evropën dhe evropianët fillojnë dhe e zbatojnë marrëveshjen nukleare”.

“Ne u kemi njohur evropianëve një afat 120-ditor. Dhe tani ka ardhur koha për të ndërmarrë masa të forta”,- nënvizoi Zarif dhe shtoi se ShBA-ja nuk duhet t’ia imponojë kërkesat e saj Evropës, po ashtu edhe Evropa duhet të reagojë ndaj kësaj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne