Zarif: Politika e Amerikës, presion maksimal ndaj Iranit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka thënë se veprimet e Amerikës janë arrogante dhe terrorizëm ekonomik dhe shtoi se mbrapa të gjitha politikave të Amerikës fshihet presioni maksimal kundër Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e diele në Parlamentin Islamik të Iranit, duke folur në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit, tha: “Amerika në luftën gjithëpërfshirëse kundër Iranit po mundohet ta prezantojë Republikën Islamike të Iranit si kërcënim të sigurisë, po mundohet të krijojë konsensus kundër Iranit, po publikon versione false dhe të pavërteta të ngjarjeve të ndryshme dhe po ushtron presion mbi vendet mike të Iranit, por me qëndresën dhe rezistencën e popullit dhe autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit, kanë dështuar komplotet e Amerikës”.

Zarif shtoi: “Ma politikën arrogante dhe të dhunshme të Amerikës, që nga janari i vitit 2018 e deri në javën e kaluar, janë zhvilluar 4 mbledhje speciale të Këshillit të Sigurimit të OKB për të ushtruar presion ndaj Iranit në të cilët vendet anëtare të KS duke mos mbështetur politikat armiqësore të Amerikës, këto mbledhje të gjitha kanë treguar izolimin e Amerikës”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se Amerika nuk do të realizojë qëllimet e veta anti-iraniane, theksoi: “Një prej çështjeve që redukton presionin e sanksioneve, është heqja e dollarit nga shkëmbimet tregtare të Iranit nëpërmjet shkëmbimeve të barabarta”.

Zarif duke theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve të Iranit me vendet e rajonit të Azisë Perëndimore dhe me vendet fqinjë, shtoi: “Irani si prodhuesi i sigurisë në rajon, ka pasur dhe ka marrëdhëniet më të mira me vendet fqinjë si Turqinë, Afganistanin, Republikën e Azerbajxhanit, Irakun dhe Pakistanin”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne